Haga kërkoi 45 vite burg, reagon djali i Hashim Thaçit: Drejtësi, jo politikë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pasi prokurorja e Hagës kërkoi në fazën përfundimtare të gjykimit 45 vite burg për ish-krerët e UÇK-së. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi ka publikuar një poster me mbishkrimin “Drejtësi, jo politikë”, për një protestë më 17 shkurt, në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Sot ka nisur faza përfundimtare e procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku të pandehurit dhe mbrojtja do të kenë mundësinë t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre. Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020.
Burimi:
vizionplus.tv