Grenell për Osmanin: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike
I dërguari i posaçëm i Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Grenell shkruan se Osmani po gënjen dhe se ekipi Kurti-Osmani është një katastrofë. Sipas tij deklaratat e Osmanit për administratën Trump janë për mbijetesën e saj politike. “Ajo po gënjen. Ekipi Kurti/Osmani ka qenë një katastrofë dhe të gjithë e shohim qartë këtë. Ajo do të thotë gjithçka për mbijetesën e saj politike”, shkruan ai ndërsa bashkëngjitur është deklarata e Osmanit. Artikulli ku ka reaguar Grenell shkruan se Osmani tha se administrata Trump 2 është administrata amerikane më pro-Kosovës që nga Bush, kur Kosova shpalli pavarësinë. Më tej shkruhet se Osmani tha se administrata Biden kishte kërkuar vazhdimisht...
Burimi:
ntv.al