Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, ka ndryshuar deklaratën e tij gjatë seancës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke pretenduar se krimi është kryer në marrëveshje me bashkëshortin e viktimës, Naim Murseli. Në seancën e mbajtur më 26 mars, Plava u tërhoq nga deklarata e mëparshme e dhënë në Polici, duke theksuar se versioni aktual është i vërteti. Ai deklaroi se dëshminë e mëhershme e kishte dhënë në përputhje me një marrëveshje të pretenduar me Murselin. Sipas Plavës, ai kishte qenë në dijeni për planin dhe kishte pranuar të merrte përgjegjësinë për veprën, ndërsa pretendon se Murseli i kishte premtuar përfitime materiale dhe ndikim për ta ndihmuar pas arrestimit. Në dëshminë e tij, Plava tha se Murseli i kishte ofruar një pagë...