Gjyqi në Hagë, Veseli: Nuk ka asnjë provë që të tregojë se kam kryer krim, gjykata të mbrojë të vërtetën
Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli në fjalën përmbyllëse në gjyqin që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së për luftën në Kosovë, ka deklaruar se Gjykata duhet me çdo kusht të mbroj të vërtetën, drejtësinë dhe pavarësinë. Gazetarja e RTSH, Jonida Omeri raporton se Veseli ka deklaruar në Gjykatën Speciale në Hagë se pas dekadash hetimesh, nuk ka asnjë provë që të tregojë se ai ka kryer ndonjë krim. Ai ka theksuar se veprimet e tij kanë qenë të ligjshme, ndërsa nënvizon se populli i Kosovës u privua nga e drejta për të jetuar si qytetarë të barabartë. “Unë e di kush jam dhe çfarë kam bërë. Gjykata duhet, me çdo kusht, të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe pavarësinë. Liria nuk mund të arrihet përmes padrejtësisë....
Burimi:
javanews.al