GJYQI NE HAGE NJE INTRIGE NDERKOMBETARE

GJYQI NE HAGE NJE INTRIGE NDERKOMBETARE

Analisti Preç Zogaj është shprehur se gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë përbën një “intrigë ndërkombëtare”, por sipas tij ata do të shpallen të pafajshëm.Duke komentuar procesin e Gjykatës Speciale të Hagës, Zogaj tha se është paradoksale që po gjykohet UÇK-ja si “grup i strukturuar kriminal”, ndërkohë që sipas tij ajo ishte një lëvizje politiko-ushtarake e legjitimuar si palë ndërluftuese gjatë luftës në Kosovë.Ai theksoi gjithashtu rolin e Ibrahim Rugova, duke vlerësuar se Rugova e kishte kufizuar aspiratën kombëtare në një Kosovë të lirë e të pavarur, në miqësi me SHBA-të, Shqipërinë dhe Serbinë, por gjithmonë si shtet i pavarur.“Paradoksi është se dëgjojmë në Gjykatën Speciale të Hagës, dëgjojmë që gjykohet UCK, gjykohen si grup i strukturuar kriminal dhe lihen të kuptohen veprime që...