Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

Gjyqi në Hagë, kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK: Po tentojnë të deformojnë historinë, të gjithë politikanët shqiptarë të lobojnë për mbrojtjen e luftës së Kosovës

Kreu i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke akuzuar se përmes këtij gjyqi po tentohet të deformohet historia e luftës së Kosovës. Në një intervistë për “Tema e Ditës” në RTSH, Gucati e cilësoi si të papranueshme kërkesën e prokurorisë për 180 vite burg për katër ish-drejtuesit e UÇK-së. Sipas tij, bëhet fjalë për një padrejtësi që, siç u shpreh ai, ka befasuar këdo. Ai theksoi se ish-krerët e UÇK-së kanë një mbrojtje të fortë juridike dhe shprehu besimin se në fund do të ketë një vendim të drejtë për Kosovën dhe për luftën e saj çlirimtare. “Për ne është e papranueshme dhe quhet çudia më e madhe e shekullit 21...