Gjyqi në Hagë/ Katër ish-krerët e UÇK-së mbajnë sot fjalën e fundit para shpalljes së vendimit

Gjyqi në Hagë/ Katër ish-krerët e UÇK-së mbajnë sot fjalën e fundit para shpalljes së vendimit

Ditën e sotme katër ish-krerët e UÇK-së kanë të drejtën për të dhënë fjalën e tyre të fundit ne gjykatën Speciale të Hagës para shpalljes se vendimit. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në qendrën e paraburgimit të Hagës që nga muaji nëntor i vitit 2020, do të kenë ne dispozicion nga 20 minuta secili për të folur. Ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së janë ngritur akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe Prokuroria Speciale e Hagës ka kërkuar 180 vite në total. Akuza këto që janë rrëzuar nga avokatët mbrojtës e të 4 ish-udhëheqësve të UÇK-së. Ndërkohë një ditë më parë Kosova festoi 18-vjetorin e Pavarësisë, por njëkohësisht u mbajt...