Gjyqi ndaj krerëve të UÇK, Prokurori: Kishin në shënjestër anëtarët e partisë në pushtet në Serbi
Prokurori Tieger pretendon se të akuzuarit kanë kryer sulme kundër serbëve, anëtarëve të Partisë Socialiste Serbe, që kishin bërë fjalime në varrimin e dikujt që ishte vrarë nga anëtarë të UÇK-së, persona që pretendohej se bashkëpunonin me organet e pushtuesit apo merrnin pjesë në veprimtari tjera të paspecifikuar antikombëtare. “Këto shënjestra ishin në përputhje me fushëveprimin e gjerë të bashkëpunimit, si komunikonte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”. Aty përmenden raste të vrasjeve të atyre që janë konsideruar bashkëpunëtorë të Serbisë dhe u bëhet thirrje atyre e të tjerëve, që të mos ndjekin këtë rrugë “antikombëtare”.
Burimi:
javanews.al