Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

Në fillim të gjyqit të sotëm në 9 shkurt ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, foli prokurorja speciale Kimberly West. Ajo tha se ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin në tagër ata që konsideronin si armiq. Prokurorja ka kërkuar 45 vite burg në total për ish-krerët e UÇK-së. “Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës”, tha ajo. Sipas saj, viktima kanë qenë serbë,...