Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës
Gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë ka vijuar edhe të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me zhvillime të reja procedurale dhe përplasje mes mbrojtjes dhe Prokurorisë Speciale. Seanca është mbajtur me përbërje të re të trupit gjykues, pasi kryesimin e procesit e ka marrë gjyqtari Ngadhnjim Arrni, duke zëvendësuar Arben Hotin, i cili është avancuar në detyrë. Ndryshimi i trupit gjykues ka bërë që gjykata të shtyjë paraqitjen e një dëshmitari, ndërsa shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar me kërkesat e palëve lidhur me administrimin e provave. Në fokus të seancës ka qenë kërkesa e mbrojtjes së të akuzuarit Dushan Maksimoviq, e cila ka propozuar edhe nëntë dëshmitarë shtesë, si dhe ekspertizë të fotografive dhe të një arme, duke pretenduar se këto prova janë thelbësore për...
Burimi:
javanews.al