Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së hyn në në “kilometrin e fundit”, sot deklaratat përmbyllëse
Sot shënohet nisja e fazës përmbyllëse të njërit prej proceseve më të rëndësishme dhe më të ndjekura gjyqësore që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nga ora 09:00, fillojnë deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Ky proces gjyqësor, i cili ka zgjatur për vite me radhë, tani ka hyrë në “kilometrin e fundit”. Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse nga të gjitha palët, trupi gjykues do të tërhiqet për të marrë vendimin përfundimtar lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që rëndojnë mbi të akuzuarit. Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, ish-kryeparlamentarë, si dhe Rexhep Selimi,...
Burimi:
javanews.al