Gjykata Themelore cakton 30 ditë paraburgim për dy serbët e akuzuar për mashtrim
Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi 30 ditë paraburgim për Zhelko Jagodiç dhe Mihajllo Mihajlloviç, të cilët dyshohen për tjetërsim prone dhe mashtrim lidhur me një pronë 2 milionëshe në Veternik. Prokuroria njoftoi se gjatë hetimeve disa mujore janë sekuestruar veturë, para, dokumente pronësore të dyshuara të falsifikuara dhe katër telefona celularë, të cilët do të përdoren si prova materiale në procedurat e mëtejshme ligjore.
Burimi:
vizionplus.tv