“Gjykata Speciale një gabim i madh”, Serwer: Bordi i Paqes ide e keqe, por Shqipëria e Kosova përfitojnë
Krijimi i Gjykatës Speciale në Hagë ishte një gabim i madh. Kështu thotë eksperti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer. Në një intervistë për A2 CNN, ai e quajti padrejtësi të madhe atë që po u bëhet ish-luftëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke akuzuar Dhomat e Specializuara për tejkalim të mandatit. “Unë e shikoj si kthimin e viktimës në dhunues dhe jam shumë i zhgënjyer me gjykatën. Mori një interpretim të gjerë të mandatit të vet. Kjo nuk më pëlqen aspak dhe po del si një gabim i madh që unë i kam nxitur politikanët në Kosovë që ta zbatojnë, por tashmë po del gabim i madh. E ka tejkaluar masën, e ka vënë gjykatën në një kanalizim që do...
Burimi:
javanews.al