Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve
Kanë mbetur vetëm gjashtë ditë pune deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por ende nuk ka as kandidatë zyrtarë dhe as marrëveshje konkrete mes partive politike. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar ditë më parë se po bën përpjekje maksimale për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të ishin të pashmangshme nëse dështon zgjedhja e kreut të shtetit. Deri tani flitet vetëm për nevojën e një figure konsensuale, por pa një emër të përveçëm. Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill, ndërsa afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri është 4 marsi. Sipas RTK-së, nëse deri atëherë nuk arrihet zgjedhja, vendi do të duhet të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare...
Burimi:
javanews.al