“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje
Gjatë fjalës së mbajtur në Prishtinë me rastin e paradës ushtarake për Ditën e Pavarësisë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bëri një bilanc të investimeve në mbrojtje përgjatë viteve të fundit. Ai vuri në dukje se FSK po zhvillohet si një ushtri profesionale dhe e gatshme për të mbrojtur integritetin territorial dhe jetën e qytetarëve. Sipas Kurtit Kosova sot është një shtet më i fort dhe më i sigurt se kurdo herë më parë, në 18 vite pavarësi. “Kosova e vitit 2026 është një shtet më i fortë dhe i sigurt se kurdo më parë gjatë 18 viteve pavarësi. Në vitet e fundit shpenzimet për ushtri janë shumëfishuar, numri i ushtarëve të FSK-së është dyfishuar. Investimi për blerje të pajisjeve është mbi 450 milionë euro,...
Burimi:
javanews.al