Fjalim në Capitol Hill/ Kreu i AAK Ramush Haradinaj në Kongresin Amerikan

Fjalim në Capitol Hill/ Kreu i AAK Ramush Haradinaj në Kongresin Amerikan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësimin e Kosovës në NATO gjatë një vizite në Kongresin amerikan.Në një takim me kongresistin republikan nga Teksasi, Pete Sessions, Haradinaj theksoi se Kosova është e gatshme të bëhet pjesë e Aleancës Veri-Atlantike dhe të kontribuojë në angazhimet globale të saj.“Ne jemi të gatshëm të bëhemi anëtar i NATO-s. Jemi krenarë për historinë tonë, për atë që kemi kaluar dhe për vendin ku ndodhemi sot. Besoj se Kosova është e përgatitur t’u bashkohet Shteteve të Bashkuara në angazhimet e tyre globale, përfshirë edhe anëtarësimin në NATO”, ka deklaruar Haradinaj në një video të publikuar në rrjetet sociale.Ai shtoi se, pavarësisht madhësisë së saj, Kosova e sheh...