Editoriali i Ramës me Vuçiç/ Ministrja Gërvalla: Nuk ka rrugë drejt Serbisë pa kaluar nga Prishtina
Ministrja e Jashtme dhe e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për një editorial të përbashkët të publikuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vučić, në gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Gërvalla u shpreh se qytetarët e Kosovës nuk do t’ia falin këtë qëndrim Ramës, duke theksuar se artikulli krijon përshtypjen se kryeministri shqiptar ndërhyn në momente të vështira për Vuçiçin në raport me Bashkimin Europian. “Herë pas here krijohet ideja që kur Vuçiçi vihet nën presion nga BE-ja dhe Europa, del Edi Rama dhe e nxjerr nga ajo situatë”, u shpreh ajo. Ministrja theksoi gjithashtu se Shqipëria nuk duhet të ndërtojë alternativa bashkëpunimi me Serbinë që anashkalojnë Kosovën, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të saj në çdo raport...
Burimi:
javanews.al