E rëndë në Pejë, dy të rinj gjenden të vdekur në një vilë

E rëndë në Pejë, dy të rinj gjenden të vdekur në një vilë

Dy persona, një burrë dhe një grua, janë gjetur të vdekur sot në një vilë në Pejë, sipas policisë së Kosovës . Sipas mediave vendase, viktimat janë të moshës 20 dhe 25 vjeç. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se vdekjen e viktimave e ka konstatuar mjeku ligjor. “Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku ligjor. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, tha Gashi.