E rëndë në Gjakovë, pronari i lokalit vret me armë zjarri klientin pas konfliktit
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër është plagosur. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se një pronar lokali në Çarshia e Vjetër e Gjakovës dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj një klienti pas një mosmarrëveshjeje, duke e lënë atë të vdekur në vend. Sipas tij, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 05:20 të mëngjesit në një lokal në këtë zonë. “Pas një mosmarrëveshjeje me një klient, pronari i lokalit dyshohet se ka përdorur armën e zjarrit. Si pasojë, një person ka mbetur i vdekur...
Burimi:
vizionplus.tv