E mitura kapet me kartëmonedha të falsifikuara/ Tre të arrestuar për falsifikim të parave dhe lëndë narkotike
Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona që lidhen me falsifikim të parave dhe lëndëve narkotike, përfshirë edhe dy shtetas palestinezë, njëri nga ta me urdhërarrest ndërkombëtar. Aty ishte e përfshirë edhe një vajzë e mitur, të cilës iu janë gjetur dollarë të falsifikuar. Sipas Policisë, mbrëmjen e 6 shkurtit është raportuar për një rast të përdorimit të një kartëmonedhe të falsifikuar në vlerë prej 20 euro në fshatin Prelez i Jerlive, pranë një karburanti. Patrulla policore ka identifikuar tre të dyshuar: Sh. V. (27 vjeç), shtetas i Kosovës, dhe dy shtetas palestinezë, N. Z. (30 vjeç) dhe M. O. (28 vjeç). Gjatë kontrollit, janë sekuestruar një sasi e vogël substance të dyshuar narkotike, dy mulli dhe kartëmonedha e dyshuar. Me urdhër të prokurorit të...
Burimi:
javanews.al