Dyshohen për vjedhje votash në Gjakovë, kërkohet paraburgim ndaj 22 personave
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për manipulim të procesit zgjedhor në këtë komunë, duke paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 22 personave që kanë ushtruar detyrën e kryekomisionerëve. Sipas autoriteteve të drejtësisë, të dyshuarit akuzohen se gjatë procesit të numërimit të votave brenda subjekteve politike kanë ndërhyrë në mënyrë të paligjshme, duke falsifikuar rezultatet zgjedhore në zgjedhjet për deputetë të mbajtura më 28 dhjetor. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 22 nga gjithsej 24 kryesues të ekipeve të numërimit janë ndaluar për një periudhë prej 48 orësh, si hap i parë procedural në kuadër të hetimeve penale. Të gjithë të dyshuarit janë marrë në pyetje në stacionin policor të Gjakovës, ku janë intervistuar në lidhje me...
Burimi:
vizionplus.tv