Dyshimet për manipulime me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohen 34 persona në Kosovë
Autoritetet në Kosovë kanë ndaluar të dielën 34 prej 43 të intervistuarve, të cilët dyshohen për manipulim të votave të kandidatëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë. Atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur të dielën se ka urdhëruar Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës që të intervistojë kryesuesit e Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Veriut, Mitrovicë të Jugut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ditëve të fundit, autoritetet në Kosovë kanë intervistuar qindra njerëz nëpër komuna të ndryshme, dhe kanë ndaluar dhjetëra, nën dyshimet e njëjta. Përgjatë procesit të rinumërimit, votat për disa kandidatë ndryshuan – me raste deri në 6 mijë për një individ – ndërsa...
Burimi:
javanews.al