DW: Kurti fitoi nga diaspora, dështimi për presidentin në mars, fatal për Kosovën
Ekspertja e njohur gjermane për Ballkanin, Johanna Deimel ka analizuar për DW rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë dhe shpjegoi ato që i konsideron si arsyet kyçe të triumfit të VV dhe Albin Kurtit. “Së pari, bllokimi politik prej muajsh që nga zgjedhjet e shkurtit 2025 u përshkallëzua në një krizë ekzistenciale. Nuk u miratua asnjë buxhet për vitin 2026, legjislacioni u ngri, fondet e BE-së dhe Bankës Botërore nuk u shpërndanë, pozicionet kyçe drejtuese mbetën të pazëna dhe institucionet shtetërore u paralizuan. Ishte një votë për funksionimin e shtetit ajo që mund të ketë kontribuar në fitoren e Albin Kurtit. Së dyti, pavarësisht krizës politike, Kosova siguroi katër njohje vitin e kaluar (nga Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamas), dhe...
Burimi:
javanews.al