“Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë në Prishtinë tubim në mbështetje të UÇK. Osmani, Balla e Ahmeti të pranishëm

“Drejtësi, jo politikë”, mijëra qytetarë në Prishtinë tubim në mbështetje të UÇK. Osmani, Balla e Ahmeti të pranishëm

Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në Prishtinë për të marshuar në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve Prokuroria Speciale në Hagë ka kërkuar gjithsej 180 vite burgim. Marshimi me moton “Drejtësi, jo politikë”, i organizuar në sheshin “Skënderbeu”, ka bërë bashkë qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora. Pjesëmarrësit kërkojnë drejtësi për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Tubimit i janë bashkuar dhe krerë të shtetit të Kosovës dhe figura të njohura politike, mes tyre presidentja Vjosa Osmani, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, si dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Mes protestuesve ndodhet edhe djali i ish-presidentit Thaçi. Gjatë marshimit, turma ka brohoritur...