Drecun: Aleanca Prishtinë-Zagreb-Tiranë sherben per te arritur qellimet e tyre në kundërshtim me interesat e Serbisë
Aleanca ushtarake midis Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës është e nevojshme për Kosovën në mënyrë që të përgatitet për anëtarësim në NATO” – kështu deklaroi Milovan Drecun, Kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme në Parlamentin e Serbisë, duke shtuar se Kroacia ka nevojë për Kosovën për të dobësuar pozicionin gjeopolitik të Serbisë, ndërsa qëllimi i Shqipërisë është që përfundimisht të aneksojë një pjesë të territorit të Serbisë.Duke folur për Tanjug, Drecun tha se integrimi transatlantik është një nga katër objektivat e përcaktuara në Memorandumin mbi aleancën ushtarake midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë kontekst, ai kujtoi se Kroacia dhe Shqipëria janë tashmë të integruara në NATO.Sipas tij, aleanca është e nevojshme për ta përgatitur Kosovën për anëtarësim dhe për të hapur procesin...
Burimi:
ntv.al