Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Djali i Hashim Thaçit falenderon publikisht Ramën pasi shkoi të takonte të atin në Hagë: Je shembulli i atdhedashurisë
Djali i sh-presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas vizitës që kryeministri Edi Rama i bëri të atit në paraburgimin e Hagës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi, ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të nënës ndaj kryeministri Rama, duke vlerësuar jo vetëm fjalët, por edhe veprimet e tij si shembull atdhedashurie dhe përkushtimi. “Faleminderit shumë Kryeministër Rama nga nana dhe unë. Fjalët por edhe veprat e juaja janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi më mirë”, shkruan ai. Reagimi vjen në të njëjtën ditë kur kryeministri Rama njoftoi se kishte dalë nga ambientet e paraburgimit ku prej më shumë se pesë vitesh mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rama bëri të ditur se gjatë takimit...