Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

Dita e fundit e deklaratave përmbyllëse në Hagë, Krasniqi – prokurorëve: Folët me gjuhën e serbëve!

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se ndodhet në vitin e 16-të të jetës së tij të kaluar në burg, duke përfshirë periudhën 1981–1991 dhe paraburgimin aktual në Hagë. Krasniqi kujtoi daljen e tij publike më 11 qershor 1998, duke theksuar se ajo erdhi pas masakrave në Likoshan dhe Prekaz, ku, sipas tij, humbën jetën 83 civilë, shumica gra, fëmijë dhe të moshuar. Ai i cilësoi këto ngjarje si një pikë kthese për ndërgjegjen e shqiptarëve në Kosovë. Duke folur për akuzat ndaj tij dhe ndaj Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Krasniqi tha se ato janë ndërtuar mbi narrativat e atyre që, sipas tij, shkaktuan luftërat në ish-federatën jugosllave brenda një dekade. “Ndodhem në vitin tim të 16 të burgimit. Ndodhëm në burg, sepse...