Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

Ish-ambasadori shqiptar Zef Mazi, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për librin e tij më të fundit “Kosova, lufta e heshtur”, duke ndarë detaje mbi sfidat diplomatike dhe proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite. Mazi u ndal te rrugëtimi i Kosovës që prej vitit 1991, duke e cilësuar atë si një “kalvar” me ulje-ngritje të vazhdueshme dhe me sfida të mëdha në arenën ndërkombëtare. “Kalvari i Kosovës nga viti 1991 ka kaluar në shumë ulje e ngritje dhe vështirësia kryesore ka qenë sensibilizimi i opinionit ndërkombëtar, që të vinte gradualisht mirëkuptimi i shteteve kryesore dhe të mëdha të Perëndimit se këtu ka një problem që zien dhe, nëse nuk trajtohet, mund të çojë në...