“Dialogu me Serbinë, i pamundur të zhvillohet”, analisti: Mospërputhje e qartë mes Kosovës dhe BE-së

“Dialogu me Serbinë, i pamundur të zhvillohet”, analisti: Mospërputhje e qartë mes Kosovës dhe BE-së

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë po humbet gjithnjë e më shumë rëndësinë dhe po mbetet pa perspektivë konkrete për një zgjidhje.” Kështu u shpreh analisti Blerim Burjani në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus, me moderator Aleksandër Furxhi.Lexo edhe :Related Posts Sipas tij, problemi kryesor nuk është mungesa e takimeve apo e bisedimeve, por mungesa e rezultateve dhe moszbatimi i marrëveshjeve të arritura. Burjani u shpreh se Bashkimi Evropian e sheh si prioritet kryesor konstituimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa për Kosovën më e rëndësishme mbetet integrimi i serbëve të veriut në institucionet e vendit. Analisti kujtoi gjithashtu se Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën dhe të vendosë pengesa ndaj anëtarësimit të saj...