Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

Dënohet në Zvicër “sheh-imami” shqiptar: Luksin e shfrenuar e financoi duke mashtruar me energji kriminale

Nga Enver Robelli 120 vetura, vila me qira 24 mijë franga në muaj, targa speciale, 1,5 milionë franga dëm, kredi të papaguara. Një sheh nga Kosova përfshiu familjen e tij prej gjashtë anëtarësh, si dhe dy ndihmës, në mashtrime sistematike. Nga një gjykatë zvicerane ai u dënua me 3 vjet e gjysmë burg – dhe 3 vjet ndalimhyrje në Zvicër. Një skemë mashtrimi në Zvicër ka marrë epilog në Gjykatën e Dietikonit afër Zürichut, duke zbuluar prapaskenat e një jete përrallore të ndërtuar mbi gënjeshtra, mashtrime dhe keqpërdorime të shtetit zviceran. Në qendër të këtij skandali është një 57-vjeçar nga Kosova, i cili njihet si “sheh-imam” dhe pretendon se udhëheq rreth 8000 besimtarë dervishë, shkruan gazeta “Tages Anzeiger”. Ai akuzohet se ka organizuar një sistem...