Dëmet e shkaktuara nga vërshimet e janarit në Kosovë arritën rreth 6 milionë euro
Përmbytjet e janarit në shumë pjesë të Kosovës kanë shkaktuar dëme në vlerë rreth 6 milionë euro, tha të enjten për Radion Evropa e Lirë Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK). Shirat e rrëmbyeshëm disaditorë gjatë janarit nxitën përmbytje në shumicën e komunave të Kosovës, duke shkaktuar dëme të mëdha në prona private dhe infrastrukturë publike dhe duke detyruar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre. Ibrahimi i tha Radios Evropa e Lirë se, sipas vlerësimeve fillestare nga komunat e prekura, dëmet arrijnë shumën e 6 milionë euro. “Presim të bëhet më mirë”: Pasojat që lanë mbrapa vërshimet në Kosovë Dëmet, sipas tij, kanë ndikuar ndjeshëm në ekonomitë familjare, bizneset lokale dhe infrastrukturën publike. Komuna më e prekur është Gjakova, me rreth...
Burimi:
vizionplus.tv