Debati mbi praninë ushtarake amerikane në Kosovë/ Wojcik: Mbetet kyçe për stabilitetin rajonal

Debati mbi praninë ushtarake amerikane në Kosovë/ Wojcik: Mbetet kyçe për stabilitetin rajonal

Shtetet e Bashkuara mbeten shtylla kryesore e stabilitetit në Kosovë dhe çdo ndryshim i papritur në pozicionimin e trupave amerikane mund të krijojë pasiguri serioze dhe të hapë hapësirë për ndikime të jashtme destabilizuese.Kështu ka deklaruar koloneli amerikan në pension Ray Wojcik në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.Debati mbi praninë ushtarake amerikane në Kosovë u intensifikua këtë javë, pasi gazeta amerikane Politico, duke cituar katër diplomatë të NATO-s, raportoi se SHBA-ja po kërkon nga aleanca të reduktojë angazhimet e saj të jashtme, përfshirë edhe misionin paqeruajtës në Kosovë – KFOR. Aktualisht, në kuadër të këtij misioni shërbejnë rreth 590 trupa amerikane.Megjithatë, një zyrtar i Pentagonit i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 19 shkurt se “nuk ka për momentin asnjë ndryshim për...