Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

Corriere della Sera: Kurti fiton zgjedhjet, por Kosova përballet me krizë politike, ekonomike dhe diplomatike

Corriere della Sera i ka kushtuar një analizë fitores së Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, duke theksuar se, ndonëse ai ka siguruar shumicën relative të votave, vendi vazhdon të përballet me sfida të thella politike, ekonomike dhe ndërkombëtare. Sipas artikullit, Vetëvendosje ka dalë forcë e parë me rreth 49,1 për qind të votave, por pa arritur shumicën absolute për të qeverisur e vetme. Kjo, sipas gazetës, e vështirëson formimin e një qeverie të qëndrueshme, veçanërisht për shkak të refuzimit të partive të tjera për të hyrë në koalicion me Kurtin. Presidentja Vjosa Osmani pritet t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë. Corriere della Sera e përshkruan Kurtin si një lider populist, i krahasuar shpesh me Che Guevarën, i cili ruan...