Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë është rritur ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit, duke arritur deri në 1.71 euro për litër, një nivel që po rëndon drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve. Si vend që varet nga importi, Kosova ndikohet fort nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare, sidomos nga tensionet në Lindjen e Mesme. Por për qytetarët, kjo përkthehet thjesht në kosto më të larta në përditshmëri. Shumë prej tyre thonë se çmimet janë bërë të papërballueshme dhe po kërkojnë alternativa më të lira jashtë vendit, kryesisht në Maqedoninë e Veriut apo Mal të Zi. “Për momentin, derivatet në Kosovë janë shumë të shtrenjta. Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ose të dalim në këmbë, ose të shkojmë të furnizohemi në Maqedoni apo Mal të Zi, sepse në Kosovë janë shtrenjtuar...