Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Çmimi i naftës, biznesi në Kosovë: Kurti të hartojë paketë mbështetëse

Lufta në Lindjen e Mesme dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, për kreun e Dhomës Ekonomike, Lulzim Rafuna, do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e Kosovës, me rritjen e çmimeve të naftës dhe të energjisë. Ndaj ai kërkon që qeveria të ketë gati një paketë urgjente në mbështetje të biznesit dhe qytetarëve. “Zyrtarisht 20% e tregtisë së naftës dhe energjisë elektrike bëhet përmes Ngushticës së Hormuzit, ndërsa jozyrtarisht kjo shkon deri në 30%. Dhe padyshim që ka me na afektu edhe neve. Ne kemi kërkuar edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të jetë e gatshme dhe t’i paraprijë. Në rast se kemi një rritje sidomos të çmimit të energjisë elektrike, atëherë qeveria patjetër që duhet me pas një paketë në...