Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Presidenca dhe Qeveria e Serbisë nuk i janë përgjigjur Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se cilat kushte ia kanë vënë Shtetet e Bashkuara shtetit për ta nisur Dialogun Strategjik mes dy vendeve. Dy “kërkesa formale” i ka përmendur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio. Por, hollësitë nuk i ka bërë të ditura. Dihet vetëm se ato do të shqyrtohen në seancën e jashtëzakonshme të Qeverisë më 24 janar. As Departamenti amerikan i Shtetit, deri në publikimin e tekstit, nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me kërkesat drejtuara Beogradit. Mijat Kostiq, hulumtues në organizatën joqeveritare “Rruga e Re e Tretë” në Beograd, vlerëson se kushtet amerikane mund të “nxirren” nga dokumentet që administrata...