Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Këtë të martë, në emisionin Opinion u transmetua një intervistë e diplomatit amerikan Christopher Hill. Ai u pyet edhe në lidhje me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe se si e njohu këtë të fundit kur Hill ishte i dërguari i SHBA-ve për Kosovën në kohën e luftës. Hill, i cili ka dëshmuar edhe në Hagë, tha se nuk ka parë asnjë shembull që provon se UÇK dhe Thaçi kanë kryer krime që pretendon Prokuroria Speciale. Ai theksoi se UÇK-ja nuk ishte një organizim i fortë vertikal. Blendi Fevziu: Thaçi është duke u gjykuar në Hagë. Keni qenë aty si dëshmitar përpara ca javësh. Christopher Hill: Dëshmitar i karakterit. Blendi Fevziu: Dëshmitar i karakterit. Po. Problemi është pse Thaçi është në paraburgim, edhe pse ka...