“Besova që padrejtësia do thyhej”, Krasniqi në Hagë: Në fazën e fundit të jetës, më është mohuar e drejta për liri

“Besova që padrejtësia do thyhej”, Krasniqi në Hagë: Në fazën e fundit të jetës, më është mohuar e drejta për liri

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi mbajti fjalën e tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Krasniqi uroi qytetarët e Kosovës për pavarësi dhe tha se qëndron para kësaj gjykate, si njeri i lindur dhe i kalitur në luftën për dinjitet dhe jo si kriminel. “Iu uroj të gjithë qytetarëve të Kosovës, që dje e festuan pavarësinë e Kosovës. Qëndroj para jush jo si kriminel, por si një njeri i lindur dhe i kalitur në luftë për dinjitet njerëzor, në një popull që refuzoi zhdukjen nga politikat dhe krimet e gjenocidit të Serbisë”, tha Krasniqi. Para trupit gjykues, ai tha se për më shumë se pesë vjet, i është mohuar e drejta e njeriut, duke theksuar ndër më të rëndësishmen, atë për të jetuar në liri....