Berisha bën deklaratën e fortë: Rama jep urdhër që Donika Gërvalla të mos shkelë në Shqipëri

Berisha bën deklaratën e fortë: Rama jep urdhër që Donika Gërvalla të mos shkelë në Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale ka bërë një deklaratë të fortë. Lideri i opozitës deklaroi se Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar si argat i Presidentit serb Aleksandër Vuçiçit, ka urdhëruar ambasadat që të mos kenë asnjë lloj takimi me ministren e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, pasi kjo e fundit denoncoi publikisht letrën e përbashkët Rama-Vuçiç. Sipas Kryedemokratit, Rama ka urdhëruar që të pamundësojë çdo vizitë zyrtare në Shqipëri, për Gërvallën. Sa i përket letrës, Berisha theksoi se Rama dhe Vuçiç, duke i quajtur si padroni dhe argati e bënë këtë në kundërshtim me interesat flagrante të kombeve të tyre dhe vetëm e vetëm për pushtetin e tyre. “Ata nuk pajtohen kurrë, as me farsën zgjedhore, as...