Begaj nga Kuvendi i Kosovës: Ish-krerët e UÇK-së po përballen padrejtësisht me akuza të montuara
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në fjalën e mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë, theksoi që ish-krerët e UÇK po përballen me një betejë të padrejtë dhe me akuza të montuara në gjykatën ndërkombëtare. Begaj vuri në dukje se Historia e Republikës së Kosovës s’mund të kuptohet dhe as të shkruhet pa emrat e Thaçit, Veselit, Krasniqit, Selimit, dhe bashkëluftëtarëve të tyre. “Në emër të Republikës së Shqipërisë ju uroj gëzuar Ditën e Pavarësisë. Çdo shqiptar kudo ndodhet sot ndihet pjesë e festës, urimit dhe krenarisë. Sot është një ditë e madhe. Sot Kosova mbush 18 vjeç. Në jetën e një njeriu kjo është mosha e pjekurisë. Në jetën e një shteti ky përvjetor është dëshmia se Republika e...
Burimi:
javanews.al