BE vendos në takim ‘kokë më kokë’ Kurtin dhe Vuçiç?
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Kaja Kallas iu gëzua fundit të bllokadës politike në Kosovë me shpresën se do të nisë po ashtu edhe zhbllokimi i një procesi që i mbeti anash për më shumë se një vit që kur mori detyrën. Kallas pasi uroi Albin Kurtin për mandatin e ri shprehi gatishmërinë për një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ndërkohë, para këtij takimi, nga Prishtina Kurti kërkoi një gjykatë speciale për gjykimin, ndër të tjerash, edhe të Aleksandar Vuçiçit. Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, paralajmëroi një takim të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me të përfunduar kriza politike në Kosovë që e la vendin pa institucione legjitime për...
Burimi:
ntv.al