BE shpreh “shqetësim serioz” për mosmiratimin e përbërjes së Listës Serbe nga KQZ-ja
Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim serioz” për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë për të miratuar rezultatet përfundimtare për Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. “BE-ja përsërit thirrjen e saj për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje me raportin e Misionit të BE-së për Vëzhgim të Zgjedhjeve, dhe u bën thirrje të gjitha partive të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën”, tha zëdhënësi i BE-së në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë. Ai shtoi se është e rëndësishme që të gjithë kandidatët e zgjedhur të jenë në gjendje t’i marrin mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës. KQZ-ja i miratoi më 31 janar rezultatet përfundimtare...
Burimi:
vizionplus.tv