BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

BE heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës/ KE: Po angazhohemi ta rikthejmë vendin në rrugën drejt Unionit

Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit për raportin për Kosovën që u zhvillua në Parlamentin Evropian. “Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, tha Jiri Plecity, përfaqësues i Komisionit Evropian. Gjatë debatit u shpreh keqardhje për vitin e humbur në Kosovë për shkak të ngërçit politik që përshkoi tërë vitin 2025. Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian theksoi se vendi ishte në një paralizë të plotë politike, e cila kishte pasoja edhe...