Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç ka akuzuar Prokurorinë e Specializuar se ka fshehur provat deri në dosjen përfundimtare, pasi sipas tij, e ka ditur që mbrojtja do ta sulmonte dhe do t’i hidhte poshtë këto dëshmi. Ai theksoi se Prokuroria po ndryshon paraqitjen e provave në kundërpërgjigjet e tyre. Mishetiç përmendi edhe dëshminë e Bislim Zyrapit, duke theksuar se ai nuk ishte dëshmitar i besueshëm. “Të mërkurën i kërkuam Prokurorisë të na shpjegonte se si arriti në këtë përfundim, kur Zyrapi ishte i pranishëm në takimet e UÇK-së dhe Zyrapi nuk ishte anëtar i NPK-së. Ne nuk morëm asnjë përgjigje, dhe arsyeja për këtë është se Prokuroria nuk ka asnjë përgjigje. Për ne kjo nuk ka kuptim”, tha Mishetiç.