Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Arsimi dhe shëndetësia serbe në Kosovë, ambasadori i BE: Duhet të zgjidhet me dialog, është çështje e ndërlikuar

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se çështja e shpërbërjes së strukturave paralele të arsimit dhe shëndetësisë serbe në Kosovë duhet të trajtohet në dialog, por theksoi se këto janë çështje të ndërlikuara. “Sigurisht që duam që strukturat e arsimit dhe shëndetësisë të mbijetojnë. Ato janë struktura paralele dhe statusi i tyre duhet të trajtohet në dialog. Sigurisht, do të ketë shpërbërje. Mendoj se kjo ditë nuk është afër, këto janë çështje të vështira dhe të ndërlikuara që të trajtohen”, tha Orav. Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë ka institucione të arsimit dhe shëndetësisë që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se planet janë që ato të shkrihen brenda sistemit të Kosovës. Gjatë...