Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Në një reagim publik, Bajrami tha se vendimi i tij vjen pasi dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual. “Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual për President të Republikës së Kosovës, kam vendosur të tërheq gatishmërinë time për t’u vënë në dispozicion si kandidat konsensual”, ka deklaruar Bajrami. Ai theksoi se vetëofrimi i tij kishte për qëllim ekskluzivisht kontributin në tejkalimin e krizës së thellë politike dhe institucionale, në të cilën, sipas tij, vendi po hyn në vitin e dytë. Sipas Bajramit, përvoja e tij mbi tri dekada në proceset shtet-ndërtuese do të vihej në funksion të unitetit...