Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje, 28 dhjetor 2025, të cilave u paraprinë përplasjet prej disa muajsh ndërmjet partive politike, bllokadat institucionale dhe fjalori polarizues, përfunduan me një fitore bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Ekspertët thonë se këto zgjedhje i sollën partisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, një fitore “spektakolare”, të cilën ajo e arriti kryesisht falë “dobësive” të partive opozitare. LVV-ja i fitoi 49.30 për qind të votave, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). “Kjo është një fitore spektakolare e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën ia ka dhuruar opozita me mungesën totale të ideve se si të ballafaqohen me popullizmin e fuqishëm të Kurtit”, thekson analisti Artan Muhaxhiri për REL-in Të...