ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

ANALIZA E REL/ Pretendimet për manipulime në proces, çfarë tregon rinumërimi i votave në Kosovë deri tani?

Teksa rinumërimi i votave të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit po vazhdon në gjithë Kosovën dhe tashmë ka arritur në gjysmë të rrugës, dyshimet dhe hetimet për manipulim të votave janë duke u zgjeruar njëherazi edhe në pjesë të tjera të vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të shtunën se janë rinumëruar mbi 55 për qind të votave në 2.557 vendvotime në mbarë vendin. Rinumërimi nisi më 13 janar, fillimisht pjesërisht, pasi komisioni kishte gjetur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Por, kur mospërputhjet në vota u vërtetuan dhe dyshimet sa vinin e shtoheshin, autoritetet për zbatim të ligjit filluan të ndërmarrin masa. Çfarë solli rinumërimi deri tani? Nga rinumërimi i votave në mbi gjysmën e vendvotimeve deri tani, rreth...