Analiza e REL: LVV-ja do ta zvogëlojë ndikimin e Listës Serbe në institucionet e reja

Analiza e REL: LVV-ja do ta zvogëlojë ndikimin e Listës Serbe në institucionet e reja

Ndërkaq, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu paralajmëron se për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb është i domosdoshëm konsensusi i partive parlamentare që përfaqësojnë serbët. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lista Serbe, parti që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka fituar rreth 42 mijë vota, ndërsa partia e Nenad Rashiqit, i cili ishte ministër në Qeverinë e Kosovës pasi Lista Serbe braktisi institucionet kosovare në nëntor të vitit 2022, ka fituar rreth 4.700 vota. Edhe pse Lista Serbe më 28 dhjetor deklaroi se me rreth 90 për qind të votave të komunitetit serb i ka fituar të gjitha dhjetë vendet e rezervuara për serbët në Kuvendin e Kosovës, Rashiq një ditë më vonë njoftoi se...