Analiza e REL: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?
Për ata që ndjekin politikën në Kosovë, zhvillimet e fundit duken si ‘déjà vu’. Deri para një muaji, vendi kaloi gati një vit me Qeveri në detyrë dhe pa Kuvend funksional. Sot, institucioni më i lartë legjislativ mbetet sërish i bllokuar, në pritje të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese. Arsyet mund të jenë të ndryshme, por sipas analistit Daniel Serwer, një krizë që zgjat kaq gjatë, “nuk është normale”, dhe minon pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai paralajmëron se, në këto kushte, vendi rrezikon drejtpërdrejt mbështetjen e SHBA-së. “Po flas për një marrëdhënie të vërtetë dhe të qëndrueshme midis Uashingtonit dhe Prishtinës, dhe kjo marrëdhënie nuk mund të ndërtohet me një qeveri në detyrë dhe pa president. Thjesht, nuk funksionon kështu”, thotë Serwer, nga...
Burimi:
ntv.al